Shoqata humanitare e qytetarëve “Dr. Trajçe Neshkovski” nga Gostivari do të subvencionojë nxënësit e shkollave fillore në territorin e komunës së Gostivarit, gjegjësisht fëmijët e familjeve me rrezik social, për mbulimin e shpenzimeve të ekskursioneve njëditore të organizuara nga shkollat për vitin shkollor 2023-2024. Ema Neshkovska nga shoqata në fjalë tha qëllimi është që të parandalohet ngarkimi i buxhetit familjar të këtyre kategorive të qytetarëve dhe që fëmijët të ndihen të barabartë pavarësisht statusit social të familjeve.
“Shoqata humnaitare e qytetarëve ‘Dr. Trajçe Neshkovski’ nga Gostivari ka hapur thirrje publike për të subvencionuar harxhimet për ekskurzionet një ditore në shkollat fillore për nxënësit që vijnë nga familje me rrezik social. Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë prindërit apo kujdestarët të fëmijëve që janë pranues të ndihmës së garantuar minimale, që pranojnë shtesa për fëmijë, shtesa të veçanta dhe prindër vetë-ushqyes”, deklaroi Ema Neshkovska nga Shoqata humnaitare e qytetarëve “Dr. Trajçe Neshkovski”.
Për thirrjen publike, shoqata i ka njoftuar të gjitha shkollat filloren dhe komunën e Gostivarit.
“Pas shpalljes së thirrjes publike kemi dërguar përmes postës elektronike në e-maile deri te të gjitha shkollat fillore të qytetit ku i kemi njoftuar për thirrjen tonë publike me qëllim që ata të dërgojë njoftim deri te prindërit që kanë nevojë apo që janë pjesë e kategorive që përfshinë thirrja jonë publike që të mund të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që ne si shoqatë e ofrojmë”, shtoi më tej Ema Neshkovska nga Shoqata humnaitare e qytetarëve “Dr. Trajçe Neshkovski”.
Thirrja publike do të zgjasë gjatë vitit shkollor 2023-2024, në përputhje me dinamikën dhe ekskursionet e planifikuara nga udhëheqësitë e shkollave. Për të rimbursuar shpenzimet e ekskursionit njëditor, aplikanti është i detyruar të paraqesë dokumentacionin me dëshmi se fëmija është i regjistruar në shkollë fillore në territorin e komunës së Gostivarit; se ai i përket njërës prej kategorive të rrezikuara nga shoqëria dhe deklaratë të noterizuar e prindit se është dakord që shoqata të disponojë të dhënat personale të fëmijës, vetëm për të vërtetuar kushtet e nevojshme për pranimin e kërkesës për rimbursimin e shpenzimeve për ekskursionin.
Ndryshe, kjo ndihmë është hera e parë që e ofron kjo shoqatë dhe shpreson që e njejta të vazhdojë edhe viteve të ardhshme.