Serbia do të vaksinojë falas 100 gazetarë nga Maqedoni

e postuar më at 23:06
75 0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot u bëri thirrje punonjësve të medias që duan të vaksinohen për mbrojtje kundër virusit Covid-19, përmes redaksive të tyre shtëpiake të paraqesin listat e njerëzve që duan të vaksinohen. Ata informuan se me kërkesë të SHGM në bashkëpunim me Shoqatën motër të Gazetarëve të Republikës së Serbisë përmes zyrës së Presidentit të Serbisë, siguruan vaksina AstraZeneka për gjithsej 100 punëtorë të medias që do të aplikojnë për vaksinim.

Afati për vaksinimin është në orën 12.00 të martën, 23 mars 2021 në Vranje.

“Vetëm personat që zyrtarisht do të paraqiten në SHGM do të vaksinohen.

Vaksinat dhe rivaksinimet për 100 punonjës të medias janë falas.

SHGM gjithashtu organizon transportin me autobus nga Shkupi për në Vranje dhe për kthim të martën, 23 mars 2021, thuhet në deklaratë.

Regjistrimi bëhet në emailin zyrtar: man.makedonija@gmail.com

nga kategoria