Categories: LajmePolitika

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës dhe njëkohësisht Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut. Ajo thekson se ky zhvillim është i pritshëm, duke u bazuar në logjikën e ngjarjeve dhe në profilin politik të Kurtit.

“Sikur kam thënë edhe më herët, karta e VLEN-it se Vetëvendosja është në VLEN tashmë është djegur përfundimisht”, deklaron Selmani.

Ajo rendit disa arsye pse Kurti mund të jetë duke u distancuar nga VLEN:

Inferioriteti i VLEN-it në Qeveri – “Kurti e ka parë se VLEN-i në ekzekutiv ka një pozicion tërësisht inferior e nënshtrues, gjë e cila bie ndesh me profilin e tij politik, i cili është ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe dinjitetit kombëtar.”
Shkelja e të drejtave të shqiptarëve – “Ai është i informuar se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po u hiqen e po u mohohen shumë të drejta, dhe kjo është në kundërshtim të hapur me gjithë luftën e kahmotshme të Kurtit në rrafshin kombëtar.”
Degjenerimi i projektit ‘NDRYSHIMI’ – “Fillimisht VLEN-i e paraqiti veten si një projekt për NDRYSHIM, por realiteti tregoi se ky ‘ndryshim’ rrëshqiti keq në një zëvendësim të së vjetrës me të njëjtën mendësi, të njëjtat praktika dhe me të njëjtët aktorë. Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe kapjes së shtetit u harrua.”
Hapja e dyerve për projektet serbe – “Kurti e di se projektet serbe me dy duar e këmbë po futen në Maqedoni, ndërsa VLEN-i jo vetëm që nuk po i kundërshton, por në mënyrë të heshtur po i pranon e madje në një mënyrë po i legjitimon.”
Në këtë kontekst, Selmani thekson se distancimi i Kurtit nga VLEN-i nuk është befasi:

“Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i nuk është veprim i papritur, por reflektim dhe lëvizje e natyrshme politike dhe kombëtare. Ai nuk mund të rrezikojë reputacionin e tij, e aq më pak vizionin për çështjen kombëtare, duke u identifikuar me një strukturë që po shndërrohet në vegël të nënshtrimit.”

Ajo përfundon se, nëse ky trend vazhdon, “nuk është Albin Kurti ai që po largohet nga VLEN, por është vetë VLEN-i që po e largon veten nga shqiptarët dhe nga ideali i ndryshimit që e premtoi por nuk e realizoi. Këtë faturë ata do ta paguajnë në kutitë e votimit.”

Admin01

Recent Posts

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

2 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

3 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

3 hours ago

Buteli me shans historik: Mbi 50% votues shqiptarë, mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup me kryetar shqiptar

Komuna e Butelit mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup që do të…

4 hours ago

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami shihet në shoqërinë e udhëheqësit të “Vojvodëve” Boban Misevski!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit…

5 hours ago

Ish drejtori i burgut nga VLEN-i i, Afrim Idrizi i bashkohet Bujar Osmanit

Mbështetja për kandidatin e AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, po rritet çdo ditë…

7 hours ago