Selena Gomez është gati të heqë dorë nga muzika, ja cila është arsyeja

e postuar më at 21:49
81 0

Selena Gomez ka pozuar së fundmi për “Vogue” ku ka sjellë edhe një frymë pranvere-vere me stilin e saj. Artistja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë të tjera.

“Gjithmonë më kujtonin se disa njerëz kishin më pak se ne dhe ne nuk kishim shumë. Por mua më dukej sikur ne kishim, sepse mami im ishte gjithmonë duke bërë mijëra gjëra vetëm për të na bërë ne të lumtur dhe ne merrnim pjesë vullnetarisht në kuzhinë gjatë Ditës së Falenderimeve”, ka treguar Selena.

”U zgjova një mëngjes dhe pashë Instagramin, si të gjithë njerëzit e tjerë dhe hoqa dorë. Isha shumë e lodhur nga të lexuarit gjëra të tmerrshme. Isha e lodhur nga të parët jetën e njerëzve të tjerë. Pas këtij vendimi, ndjeva liri”, ka thënë këngëtarja për largimin nga rrjetet sociale.

Gomez ka treguar se ka pasur probleme me njerëzit që nuk i merrnin seriozisht këngët e saj siç bënin me artistë të tjerë, për shkak të imazhit të saj si personazh i famshëm. Madje ajo ka shqetësuar të gjithë fansat teksa është shprehur se mund të heqë dorë nga muzika.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Ka pasur momente kur pyesja veten pse vazhdoj e bëj ende këtë gjë. ‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm, mendoj se ka shumë njerëz që e shijojnë muzikën time dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj ende, por mendoj se herës tjetër që do të bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj një herë tjetër përpara se të tërhiqem përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Kur është pyetur më tej në lidhje me këtë koment, Gomez ka shtuar: “Duhet të tregohem e kujdesshme” dhe se duhet t’i dedikoj më shumë kohë prodhimit e aktrimit.

nga kategoria