Selami: Me regjistrimin diaspora dëshmon se nuk është vetëm numër por shumë më shumë se aq

e postuar më at 19:07
108 0

Zëvendësdrejtori i ESHS-së, Ilmi Selami fton diasporën që të regjistrohet duke theksuar se me këtë proces ata nuk humbin asgjë as në shtetin ku jetojnë dhe punojnë e as në shtetin e lindjes.

‘Nëse regjistroheni ju fitoni sepse dëshmoni se nuk jeni vetëm numër por shumë më shumë se aq!’, thekson mes tjerash zv. drejtori Selami

 

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ju me regjistrimin që do e bëni si diasporë e jona, NUK HUMBNI asnjë të drejtë atje në shtetet ku jetoni dhe punoni.
Jo vetëm në shtetin ku jeni atje, po as në shtetin e lindjes, Republika e Maqedonisë së Veriut. Madje nëse regjistroheni ju fitoni sepse dëshmoni se nuk jeni vetëm numër por shum më shum se aq!
Andaj pa asnjë hamendje, REGJISTROHUNI TANI sepse askush asgjë nuk mund t’ju dëmtojë në asnjë të drejtë tuajën që e keni në shtetin ku aktualisht jetoni dhe punoni e as në shtetin e origjinës, RMV!
Me respekt të thellë!, thekson mes tjerash zëvendësdrejtori i ESHS-së, Ilmi Selami në rrjetin social facebook

nga kategoria