Selami: Jemi të obliguar ta respektojmë ligjin, laptopët mbesin te regjistruesit dhe instruktorët rajonal

89 0

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami për TV21 deklaroi se marrja e laptoëve nga qenë pa konsultimin e tij dhe se Enti Shtetëror për Statistika ka bërë një hap të përshpejtuar sa i përket kësaj çështje.

“Ky hap është i gabuar dhe ramë dakord se regjistruesit dhe instruktorët rajonalë t’i mbajnë laptopët për shkak se për ne ende vlen ligji i cili është në fuqi tani”, tha Selami.

Ai shtoi se deri sa Kuvendi nuk miraton ligj tjetër për shtyrje të regjistrimit, ESHS është e obliguar të zbatojë ligjin në fuqi.

“Përderisa Parlamenti nuk sjell ndonjë ligj tjetër, ne do t’i bëjmë hapat dhe do t’i respektojmë afatet që janë në ligj dhe do të zbatojmë ligjin”, tha Selami.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria