Sela uron Kurtin: Zgjedhja si kryeministër shpresë për ndryshim në RMV

e postuar më at 21:39
72 0

Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj  padyshim që është institucionalizimi i  verditktit që shqiptarët e Kosovës votuan për ndryshimin duke ju besuar juve – thuhet në urimin e kreut të ASH-së, Ziadin Selës, drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.   

“Shqiptarët e Kosovës tani më kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar  e cila me hapa më të shpejt do të vazhdojë me shtetndërtimit e  Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shteteti të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike” – shkruan në Facebook, Ziadin Sela.  

“Zgjedhja Juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovar, është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interes të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit” – thuhet në urimin e Selës.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët si parti mike e Vetëvendosjes tju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër të Kosovës duke ju dëshiruar sukses dhe këmbëngultësi në realizimin e ovjektivave të juaja programore, kushtetuese por edhe kombëtare si Kryeministër i Kosovës.

Një Kosovë e fortë politikisht, ekonomikisht dhe e integruar  është një garancë më tepër edhe për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – thuhet në urimin e kreut të ASH-së, Zidin Selës, drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. 

nga kategoria