Categories: LajmePolitika

Sela rrefuzon të përgjigjet pse Lloga e nënshkruajti Strategjinë për Administratë me të cilën parashihet shfuqizimi i balancuesit

Ziadin Sela nuk kishte përgjigje konkrete nëse dhe pse Krenar Lloga në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë e ka nënshkruar Startegjinë për Administratë 2020-2030 vitin e kaluar me të cilën parashihet edhe shfuqizimi i mekanizmit “balancues” me të cilin rreguhohej përfaqësimi i barabartë gjatë punësimit.

“Nuk e di, nuk e besojë se e ka nënshkruar”, tha Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ndryshe, Fronti Evropian (FE) prej ditësh me radhë po tregohet i shqetësuar për shfuqizimin e balancuesit, apo instrumentit që ka rregulluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratë. Megjithatë, derisa ishin në pushtet, funksionarët e saj jepnin pajtimin për miratimin e Strategjisë për Reforma në Administratë 2020-2030, e cila mes të tjerave parashikonte shfuqizimin e balancuesit. Ditën që u miratua vendimi nga Gjykata Kushtetuese, Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, në shoqërimin e disa funksionarëve tha se shfuqizimi i balancuesit ishte goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Në krahun e djathtë të tij qëndronte Kreshnik Bekteshi, ish ministër i Ekonomisë, i cili në një status në Facebook me gabime të theksuara drejtshkrimore, kritikonte gjithashtu ashpër shfuqizimin e balancuesit.

“Unë jam shqiptar, siç janë edhe 30% të qytetarëve në këtë shtet! Nuk ekziston gjykatë e Qeveri që këtë të drejtë me na shfuqizu”, shkruante në FB, Kreshnik Bekteshi.

Por, derisa ka qenë ministër i Ekonomisë, Bekteshi kishte pranuar që balancuesi të shfuqizohej.

Bekteshi ka firmosur dokumentin ku thuhet se ministria që udhëheq ai, nuk ka vërejte dhe jep mendim pozitiv ndaj strategjisë.

Në suaza dramatike ishte dhe reagimi i Bujar Osmanit, i cili vlerësonte në video se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rrënohet Marrëveshja e Ohrit.

“Pasojat e këtij vendimi janë dramatike dhe tragjike. Rrënohet Marrëveshja e Ohrit, sot bie balanceri, nesër do të bie badenteri”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Por, derisa kishte qenë ministër i Punëve të Jashtme, edhe Osmani e kishte kaluar nëpër duar Strategjinë në fjalë, për të dhënë rekomandime.

Në këtë rast, Osmani nuk ka rekomanduar që të hiqet pika e shfuqizimit të balancuesit, por madje, gjithashtu ka firmosur se nuk ka vërejtje. Ashtu si dy kolegët e parë, ka vepruar edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai, ka dhënë një sërë rekomandimesh, por nuk ka vërejtje për shfuqizimin e balancuesit. Në linjë me ministrat e BDI-së, ka qenë edhe partneri Aleanca për Shqiptarët. Krenar Lloga, në Facebook shkruan se ekziston rreziku real i çekuilibrimit institucional dhe prishjes së balancës etnike të pakicave.

Por, nga pozita e tij e ministrit të Drejtësisë, Lloga kishte firmosur dokumentin që i jepte dritë jeshile për Strategjinë që shfuqizonte balancuesin.

Në asnjë prej rekomandimeve të Llogës, nuk figuron çështja e balancuesit. Lloga vazhdon të theksojë në reagimet e tij të vazhdueshme shkeljet e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që është i fundit që mund të bëjë vlerësime të tilla, pasi mbi të gjitha, njohjen më të madhe të tij në këtë detyrë e kishte me ndryshimet e Kodit Penal, që mundësuan shpëtimin e shumë zyrtarëve nga burgu, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Admin01

Recent Posts

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

6 minutes ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

55 minutes ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

1 hour ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

2 hours ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

2 hours ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

2 hours ago