Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

38 0

Projekt-Ligji i propozuar nga partitë shqiptare për shtetësinë e atyre që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk e kanë përfituar, është kundërshtuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM dhe ajo në opozitë VMRO-DPMNE.

Ziadin Sela, kreu i Aleanca për Shqiptarët thotë se nëse ligji nuk miratohet në Parlament atëherë do të kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë duke bllokuar miratimin e çdo ligji.

Sipas analizave të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, bëhet fjalë për mijëra qytetarë pa shtetësi, shumica prej tyre shqiptarë.

Ai shton se pa shtetësi qytetarët nuk mund të marrin shërbime shëndetësore, nuk mund të kryejnë kurorëzime apo nuk mund të bëhen as pjesë e tregut të punës.

Z. Sela thotë se, mesazhi i politikës maqedone është që “qytetari të ndihet i refuzuar nga shteti” dhe kjo sjellje bëhet ndaj shqiptarëve që janë autoktonë.

“Të jesh pa shtetësi nuk është se të mungon vetëm një dokument por është shumë më e madhe se sa kaq. Idesë për t’i shtypur kolektivisht shqiptarët i bashkëngjitet dhe ideja për t’i shtypur individualisht tek e drejta elementare që u takon. Ndryshimet që propozojmë ne nuk kanë tendencë. Nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e shqiptarëve”, tha z. Sela.

Kreu i Aleanca për Shqiptarët thotë se në këtë situatë e shqetëson dhe indiferenca e Shqipërisë, ku theksoi se nuk mund të qëndrojë në heshtje.

“Ajo që më shqetëson është se cili është roli i asaj partie shqiptare që është në pushtet me dekada. Brenda natës kanë marrë shtetësi p.sh pakica Maqedone e Pustecit, kjo me prezencë dhe të BDI ndërkohë që shqiptarët janë autoktonë dhe kanë qenë para se Maqedonia të ishte shtet i pavarur, janë pa shtetësi. Ajo që më shqetëson është heshtja e shtetit amë, që në gjithë këtë situatë nuk duhet të qëndrojë anësh në këtë proces. Nuk është një problem i sotëm por ka 30 vite”, përfundoi Sela.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria