Sela: Le ta heqin bllokimin, edhe ne e heqim bllokimin

e postuar më at 11/03/2021
69 0

Kreu i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin ‘Rruga drejt’ në Alsat Tv komentoi idenë për Qeveri të zgjeruar duke thënë se serioziteti i kryeministrit Zaev mund të vërehet në pranimin e kushteve të parashtruara nga aleanca opozitare ASH-AA, shkruan SmartNews.

Sela rikujtoi kontributin e tyre në rrjedhat normale të jetës politik dhe ekonomike në vend, duke thënë se pa votën e këtij koalicioni Ligji për regjistrim, as paketat ekonomike për ndihmë gjatë pandemisë Covid-19 nuk do të kishin kaluar.

“Le ta heqin bllokimin, e heqim bllokimin, ne jemi serioz në atë që themi. Nuk ka nevojë për takim liderësh për të diskutuar në këtë çështje”, u përgjigj Sela në pyetjen e gazetares në lidhje me atë se si do të mund të gjindej zgjidhja për këtë krizë politike.

Ai shtoi se janë ndryshe dhe për këtë shkak asnjëherë nuk bëjnë lëshime për të drejtat e njeriut dhe këtë çështje do ta çojnë deri në fund dhe do ta arrijnë qëllimin që çdo qytetar të ketë shtetësinë e vet/SmartNews/

nga kategoria