Sela: Do ta pengojmë shtyrjen e regjistrimit përmes Badenterit

e postuar më at 11:32
63 0

Kreu i Aleancës për Shqiptarët deklaroi i prerë se koalicioni ASH-AAA do të përdor të gjitha mekanizmat për të penguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Sela me këtë rast përmendi se Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet e këtij ligji miratohen me Badenter dhe se ky koalicion do të përdor këtë mekanizëm për ta penguar shtyrjen e regjistrimit.

“Dje kishte një takim mes dy kryetarëve të partive maqedonase, për ne në cilësinë e kryetarëve ata mund të takohen jo njëherë por 100 herë. Por jemi këtu për të thënë se ky lloj takimi është zero, dhe të gjitha marrëveshjet që dalin nga ky lloj takimi janë zero. Ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi. Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetareve të efektuohet në parlament. Ky ndryshim ligj kalon me Bedenter, ASH-AAA do të përdor këtë mekanizëm që të mos lejoj që regjistrimi të shtyhet”, tha Sela.

J X

nga kategoria