Categories: LajmeLajme ditore

Sekretari i ASH-së Blerant Ramadani pjesë e panelit të organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani ka marrë pjesë në panel diskutimin me temë “(Ri)pozicionimi ideologjik i partive politike” e organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci.

Gjatë diskutimit Ramadani foli mbi sfidat dhe perspektivat ideologjike që na presin si shoqëri dhe ASH-në si parti politike.

“Ishte kënaqësi të isha panelist në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të partive politike në Maqedoni diskutuam mbi temën ‘(Ri)pozicionimi ideologjik i partive politike’. Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, pata mundësinë të kontribuoj në debatin mbi sfidat dhe perspektivat ideologjike që na presin si shoqëri dhe si parti politike”, thuhet në njoftimin e Ramadanit.

Admin01

Recent Posts

Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga Ermal Peçi Në një terren ku politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka lëvizur…

7 minutes ago

Limani: Fillojnë punimet për 6 terrene sportive në Gostivar – investim për rininë dhe komunitetin

Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rekonstruksionin dhe ndërtimin e 6 terreneve sportive nga…

3 hours ago

Policia nis aktivitetet për zbardhjen e autorëve të lajmit të rrejshëm për Jeton Xhemailin

SPB-Tetovë njofton se më 17.09.2025, në orën 12:30, personi J.D. (43) nga Gostivari ka raportuar…

5 hours ago

Bujar Osmani: Akuzat për koalicion me Levicën janë të dëshpëruara, VLEN tashmë po e përgatit arsyetimin për humbjen

Bujar Osmani reagoi ashpër ndaj valës së re të akuzave të rreme se BDI gjoja…

6 hours ago

Deputetja Rina Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët

VLEN nuk është parti e pavarur politike, është instrument në shërbim të VMRO-së. Kështu ka…

7 hours ago

Brohoritjet fyese antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal

Ende askush nuk përndiqet për incidentin në Kumanovë edhe pse kanë kaluar një muaj e…

9 hours ago