Seancë e re për “Lidhja Ndërkombëtare”, sot dëshmon Jordan Kamçev

71 0

Seancë e re në Gjykatën Penale të Shkupit sot është parashikuar për rastin “Lidhja ndërkombëtare”. Gjykatësja Sofçe Efremova në seancën e fundit për këtë rast paralajmëroi se për sot duhet të dëshmojnë Jordan Kamçev dhe Agapi Dika.

Të pandehurit në këtë rast janë Bojan Jovanovski, ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski, Mile Jovanovski (babai i të pandehurit të parë) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.

Jovanoski akuzohet për “mashtrim dhe larje parash”. Remenski është e akuzuar për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrimin dhe larje parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larjen e parave” dhe për “përpunim të paautorizuar , mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim me armë”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria