Seancë e re kundër të pandehurve për protestat për lëndën “Monstra”

e postuar më at 10:45
73 0

Në Gjykatën Penale Shkup vazhdon sot seanca dëgjimore kundër të pandehurve Fabion Idrizi dhe Arton Sadiki, të dyshuar për pjesëmarrje në protestat kundër aktvendimit në rastin “Monstra”.

Me propozim të mbrojtjes, sot është planifikuar të dëgjohen dëshmitarët.

Gjyqin për këtë lëndë e drejton gjyqtari Marin Stanevski, ndërsa si përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Marija Demirova-Panajotova.

Më parë, tre persona u dënuan me nga një vit burg për pjesëmarrje në turmë të dhunshme dhe një person u dënua me tetë muaj burg.

Në protestat e 26 shkurtit u lënduan njëmbëdhjetë nëpunës policie dhe një gazetar.

nga kategoria