Seancë e pyetjeve të deputetëve, Xhaferi takohet me Zaevin dhe gazetarët

76 0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë seancën e pyetjeve të deputetëve.

Në seancën që është caktuar për në ora 11:00, deputetët u parashtrojnë pyetje kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave, për çështjet që deputetët mendojnë se u tangojnë qytetarëve.

Para kësaj seance, në ora 10:00 rregullisht kryeparlamentari Talat Xhaferi i takon edhe gazetarët. Diskuton për procedurat që priten të realizohen gjatë periudhës në vijim dhe për paqartësitë në lidhje me procedurat aktuale në Kuvend.

Meqë Kuvendi tashmë është në bllokadë, Xhaferi sot pritet të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev.

“Të enjten janë pyetjet e deputetëve në Kuvend. Do të kem takim me kryetarin e Kuvendit, me siguri edhe me kryetarin e BDI-së të shqyrtojmë mundësi të caktuara që i kemi në dispozicion që ta zhbllokojmë Kuvendin”, tha mes tjerash dje kryeministri Zaev.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria