Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 164 gjoba për shkelje në trafik, mes të cilave 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që janë shqiptuar edhe dy dënime për këmbësorë.

Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e MPB-së.