Saliu: Mirëmëngjesi rilindas, reformatorë, vizionarë e patriot

e postuar më at 11:55
5 0

Gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu edhe njëherë ka reaguar në facebook për mosvendosjen e një rampe të Trenit në rrugën e fshatit Rramanli të Kumanovës ku si rezultat i saj kanë humbur jetën disa qytetar, informon Ina.

Ja reagimi i tij:

“Mirëmëngjesi rilindas, reformatorë, vizionarë e patriot
Cilin projekt të madh e keni në mendje sot?
Nejse, e di që me punë të vogla si jeta e banorëve të një fshati nuk keni kohë mu marrë, por vetëm tua rikujtoj… Edhe sot dikush mundët me humb jetën në #Rramanli për shkak se ky shtet, anëtarë i NATO-s dhe me aspirata për tu anëtarësuar në BE, nuk mund ti vendosë dy fking rampa.”

Është dita e katërt ku Saliu alarmon institucionet për vendosjen e një rampe në fshatin Rramanli, pasi që para 10 humbi jetën një qytetar i atij fshati.

A M

nga kategoria