Smart News

Saliu: Imagjiinoni një karrierë politike të lidhur me një autostradë 57 km – dhe pas 20 vitesh, vetëm 20 km funksionale

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me tone ironike dhe kritike ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut, konkretisht ministrin Aleksandër Nikollovski, lidhur me projektin shumëvjeçar të autostradës Kërçovë–Ohër, duke e quajtur një simbol të dështimit dhe zvarritjes institucionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Saliu shkruan:

“Imagjinoni që e gjithë karriera politike të jetë e lidhur me një projekt të vetëm. Dhe ai projekt të jetë një autostradë prej 57 kilometrash, nga të cilat pas 20 vitesh janë hapur vetëm 20 km. Qesharake. Jo, në fakt, është tragjike.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur autoritetet njoftuan përfundimin e një segmenti të shkurtër të autostradës, duke e shfaqur si arritje të madhe, ndërsa pjesa dërrmuese e projektit ende nuk është përfunduar – pas dy dekadash punimesh, vonesash dhe rritjesh të kostos.

Postimi i Saliut është komentuar gjerësisht në rrjet, duke reflektuar pakënaqësinë dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj ritmit të ngadaltë të zhvillimeve infrastrukturore dhe mënyrës se si pushteti mundohet t’i shesë si sukses. Flaka

Exit mobile version