Safije Sadiki Shaini: Arbër Ademi i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove

Deputetja e Alternativës Safije Sadiki Shahini ka reaguar pas akuzave të Arbër Ademit se opozita është fajtore për mosmiratimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Ajo thotë se dështimi i këtij ligji tregon qartë se qeveria aktuale nuk ka shumicë, ndërsa paralajmëron shumicë të re pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

“Arbër Ademi, si duket i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove, ka nisur të ketë problem edhe me numrat.
Gjithë ditën e lume pohon se shumica i ka 64 deputetë, e pastaj qahet se opozita nuk ia mbështet ligjin e kazinove.
Ne e dimë se tashmë e kanë makth koalicionin VLEN, andaj edhe kur bie shi duan ta fajësojnë, por për këtë nuk mund t’u ndihmojmë.
Mbasi fajin e ka opozita që ata nuk kanë shumicë, kjo është shenjë se afati i tyre ka skaduar. Në maj vjen shumica e re”, shkruan deputetja Sadiki Shahini.

Admin01

Recent Posts

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

37 minutes ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

55 minutes ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

1 hour ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

1 hour ago

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

2 hours ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

4 hours ago