Zëvëndësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini, sot në Ditën Ndërkombëtare të Sportit ka qëndruar në Kumanovë për të ndjekur prej afër trajinimin e vajzave në futboll në klubin Bashkimi. Ajo nga atje përçoi mesazhe të rëndësishme për sportin dhe përkrahjen institutcionale që do të ofrojë nga pozita e zëvëndësministres në Sport.
“Sot në ditën ndërkombëtare të Sportit vendosa që të dalë në terren që të shoh prej së afërmi aktivitetet sportive të Klubit të futbollit të vajzave Bashkimi. Për mua është një kënaqësi e madhe që të jemi në mesin e futbollisteve kaq të talentuara, me të cilat sigurisht i tërë qyteti i Kumanovës krenohet. Në ditën e 6 prillit Dita e Sportit për zhvillim dhe paqe unë do doja të jap një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë, familjet tona, prindërit, të cilët besojnë në fuqinë e sportit dhe në të mirat që vijnë nga sporti. Pasi, sporti nuk është vetëm një aktivitet fizik apo një fitore në një garë, është një mësim që na mëson respektin, bashkëpunimin dhe jetesën e përbashkët”, tha zëvëndësministrja Sadiki.