Categories: Lajme

Sa është e korruptuar Maqedonia e Veriut?

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International 2024, i cili ka matur 180 vende në një shkallë nga 0 (“shumë e korruptuar”) në 100 (“shumë e pastër”), Maqedonia e Veriut është shënuar e 40-ta. Kur renditet sipas pikëve, Maqedonia e Veriut u rendit e 88-ta në mesin e 180 vendeve në Indeks, ku vendi i renditur i pari perceptohet se ka sektorin publik më të ndershëm. Pra, Maqedonia e Veriut llogaritet në mesin e shteteve shumë të korruptuara.

Raportet zyrtare të Transparency International tregojnë se mjedisi i biznesit në Maqedoninë e Veriut ndikohet negativisht nga korrupsioni. Korrupsioni konsiderohet si një pengesë për të bërë biznes dhe biznesmenët kanë raportuar se ndonjëherë kërkohet ryshfet gjatë prokurimeve publike dhe marrëveshjeve.

Në vitet e fundit, disa tragjedi të mëdha kanë ekspozuar pasojat vdekjeprurëse të korrupsionit sistemik në Maqedoninë e Veriut. Së fundmi, zjarri në klubin e natës që funksiononte ilegalisht në Koçan vrau 59 persona dhe plagosi mbi 150. Klubi i natës e kishte marrë licencën e funksionimit përmes ryshfetit dhe i mungonin masat elementare të sigurisë si daljet emergjente dhe alarmet e zjarrit. Këto incidente kanë intensifikuar zemërimin dhe protestat publike, duke nxjerrë në pah korrupsionin si shkakun kryesor të fatkeqësive të parandalueshme në vend.

9 nga 10 qytetarë, pranojnë të japin ryshfet!

Në Maqedoninë e Veriut, ryshfeti e korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë serioze shoqërore, me një përqindje të rasteve të krahasueshme me mesataren në vendet fqinje. Sipas një analize të re nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), korrupsioni mbetet në nivel të lartë, pothuajse çdo i treti qytetar është përballur me kërkesë për ryshfet dhe rezistenca ndaj këtyre fenomeneve është shumë e ulët.

Viti i kaluar për të gjithë rajonin tregon një nivel ende të lartë të ryshfetit. Mesatarja në rajon është 33%, ndërsa në vendin tonë 31. Ajo që është shqetësuese është se pothuajse 90% e atyre që janë përballur me një situatë të tillë kanë dhënë ryshfet.

Anadaj, ryshfeti dhe format e tjera të korrupsionit nuk mund të zgjidhen vetëm nga elitat politike. Është e nevojshme të përfshihet sektori i shoqërisë civile dhe vetë qytetarët, të cilët do të veprojnë si rojtarë aktivë të llogaridhënies dhe transparencës.

Si mund ta ndalojmë shpejt korrupsionin?

Kushti i parë për ndalimin e korrupsionit është rritja e transparencës. Transparenca është thelbësore në luftën kundër korrupsionit, dhe nëse për çdo transaksion ose kontratë, bëhen publike shifrat, atëherë mundësia për korrupsion është më e ulët.

Gjithashtu, duhet të forcohet zbatimi i ligjeve, por duhet të ekzistojnë ligje dhe rregullore të forta për të parandaluar korrupsionin.

Ndërsa, metodë e rëndësishme është e edukimi dhe ndërgjegjësimi, ku fushatat e edukimit dhe ndërgjegjësimit mund t’i ndihmojnë njerëzit.

Mbi të gjitha, korrupsioni duhet të ndalojë që nga i pari i vendit e të vazhdojë më poshtë. Nëse ka seriozitet nga funksionarët e zgjedhur, atëherë edhe të tjerët do të vazhdojnë të frikësohen e mos të japin ose pranojnë ryshfet. Populli thotë se “peshkut i vjen era nga koka”, prandaj nëse koka është e shëndoshë, edhe pjesa tjetër e shoqërisë do të jetë e shëndoshë.//Zhurnal.mk

Admin01

Recent Posts

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i parë në botë ku Gjykata Kushtetuese shkel rendin…

12 minutes ago

AKI: 20 vite pushtet të Izet Mexhitit – 0 rezultate për Çairin

Bekim Berisha, përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp…

1 hour ago

Bajram Rexhepi: Saubermacher po zhvat qytetarët me aminin e Kasamit

Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Bajram Rexhepi përmes një press konference para kompanisë Saubermacher…

2 hours ago

Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të…

2 hours ago

Hapje madhështore e shtabit zgjedhor të AKI-së në Nerasht, Nazmi Taipi i duhuri i Tearcës

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

2 hours ago

Doganat fshijnë shqipen – ASH: Heshtja e VLEN-it është tradhti

Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që…

3 hours ago