Ruskoska: Dekonspirohet aksioni në Gërçec, bosët e drogës në arati

e postuar më at 14:29
71 0

Sipas masave të posaçme hetimore për personat të cilët janë në kërkim, aksioni në Gërçec ishte i dekonspiruar, kështu u shpreh në konferencën e sotme për shtyp, shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska.

“Tereni ishte pastruar, ndërsa janë gjetur para dhe pak më shumë se gjysmë kilogrami heroinë”, tha Ruskovska.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar mbi 80.000 euro, ndërsa për drogën e konfiskuar akoma nuk janë kryer ekspertizat, por janë gjetur afro 5 kg marijuhanë dhe 600-700 gram heroin.  Pjesa më e madhe e të hollave është gjetur  gjatë bastisjeve në Gazi Babë, ndërsa shumë pak në Gërçec. Sipas masave të posaçme hetimore të cilat sot përfundojnë për personat të cilët janë në kërkim, aksioni në Gërçec është dekonspiruar. Gjithçka ishte pastruar dhe nuk u gjet sasi më e madhe e drogës”, u shpreh Ruskovska.

J X

nga kategoria