Rritja e çmimeve: Shpëtimi te prodhimin vendor i ushqimit

e postuar më at 19:46
68 0

Studentët që i takuam në konviktin “Pellagonija”, për gazetën KOHA thanë se u mungon tepër shumë jeta studentore si viteve të kaluara. Ata thonë se këtë vit jeta në konvikte është më e zbehtë, më e ftohtë dhe nuk ka shoqërime si më parë. Studentët me mallëngjim tregojnë për mungesën e shokëve tjerë dhe jetën e vërtet studentore.

Konviktet studentore kanë mbetur të zbrazëta dhe të zbehta. Mungon atmosfera në konvikte që krijonin studentët, bisedat e vonshme mes tyre, organizimet e festave me muzikë në konvikte dhe shumë gjëra të tjera që karakterizonin jetën studentore në konviktet e Shkupit. I gjithë ky ndryshim ndodhi kur një vit më parë u mor vendimi që të mbyllen konviktet studentore.

Adriana Daci, përgjegjëse e studenteve në konviktin e studenteve “Pellagonija” – Shkup, për gazetën KOHA, është shprehur se prej muajit tetor kur dhe u lejua hapja e konvikteve kanë filluar duke i respektuar maksimalisht të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Ai shtoi se në hyrje të konviktit ka të vendosur dezinfektues dhe në bazë të rekomandimeve çdo dy orë dezinfektohet dhe hapësira e konviktit. “Duke ju përmbajtur masave restriktive të vendosura nga institucionet shëndetësore ne filluam me kapacitete të përgjysmuara. Si konvikt ne kemi kapacitet për 1.000 studentë por kemi pranuar vetëm 500 studentë. Gjithashtu në dhoma kemi vendosur vetëm nga dy student dhe jo nga katër sa kanë qenë viteve të kaluara. Vlen të cekët se gjithashtu edhe në tavolinat e mezes studentore e kemi bërë që të ulen vetëm nga dy studentë”, deklaroi ajo. Sipas saj, punonjësit përmes kontrolleve të njëpasnjëshme nuk i lejojnë studentët në asnjë mënyrë të mblidhen në hollin e konviktit apo në ndonjë dhomë. Siç tha ajo në fund, e gjithë kjo bëhet për shkak parandalimit të përhapjes së virusit korona te studentët.

Nga ana tjetër, studentët që i takuam në konviktin “Pellagonija” për gazetën KOHA thanë se u mungojnë tepër shumë jeta studentore si viteve të kaluara. Ata thonë se këtë vit jeta në konvikte është më e zbehtë, më e ftohtë dhe nuk ka shoqërim si më parë. Studentët me mallëngjim tregojnë për mungesën e shokëve tjerë dhe jetën e vërtet studentore.

“Jo gjithçka është aq e zezë për studentët në situatën e re të krijuar. Këtë situatë duhet ta shohim nga një këndë tjetër, si për shembull disa nga studentët kanë përfituar nga kjo gjendje. Sepse një numër prej tyre i kanë kushtuar rëndësi të madhe mbrëmjeve muzikore dhe më pak kohë i kanë kushtuar studimit dhe mësimit, tani ata kanë më shumë kohë për të studiuar, mund të pastrojnë provimet e mbetura dhe pastaj të rimbushin bateritë për mbrëmjet që do të vijnë pas pandemisë”, shprehet njëri nga studentët. Gjithashtu të gjithë u pajtuan se janë bërë ndryshime të mëdha në jetën e tyre, por që janë adaptuar më shpejt sa që e kishin menduar. (koha.mk)

nga kategoria