Rritet numri i të shtruarve në spital

e postuar më at 10:27
129 0

Spitalet po mbushen me pacientë me kovid, në tërë vendin janë hospitalizuar 1427 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, vetëm në Shkup janë pranuar 79 gjatë 24 orëve. Sipas ministrit Venko Filipçe, ne jemi në mes të valës së re, të tretë të virusit dhe imunizimi masiv pritet të fillojë në prill, pasi do të arrijnë sasitë e mëdha të vaksinave nga Rusia dhe Kina. Komisioni Evropian, nga ana tjetër, vendos rregullore të re për ta përmirësuar mekanizmin për sistemimin e vaksinave, me çka vendi ynë më nuk do të përjashtohet nga mjeti për kontroll të eksportit të tyre nga BE-ja.

Rregullorja e KE-së përfshin 17 vende (vendet e Ballkanit Perëndimor dhe 11 në të gjithë botën) që deri më tani janë përjashtuar nga mekanizmi i mbikëqyrjes së eksportit. Për shkak të problemeve të dorëzimit nga kompanitë farmaceutike dhe mungesës së dozave masive të vaksinimit në vendet anëtare të BE-së dhe transparencës më të madhe në tregtinë e vaksinave, parimet udhëzuese të licencave të eksportit në vendet e treta do të jenë proporcionaliteti dhe reciprociteti. Shpërndarja proporcionale e vaksinave do të përcaktohet nëse kushtet mbizotëruese në vend (situata epidemiologjike, shkalla e vaksinimit dhe qasja në vaksina) janë më të mira ose më të këqija se ato të BE-së. Reciprociteti, nga ana tjetër, do të monitorojë nëse vendi prodhues i vaksinave kufizon eksportet e veta të vaksinave ose lëndëve të tyre të para.

Sipas kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, ndryshimet janë të nevojshme sepse vendet e BE po përballen me një valë të tretë të KOVID-19, ndërsa disa kompani nuk po përmbushin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të dozimit në BE.

Ministri Filipçe tha se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me bisedimet tona bilateral dhe të drejtpërdrejta me kompanitë, por vetëm në mekanizmin e solidaritetit.

“Këto informata kanë të bëjnë vetëm me mekanizmin e solidaritetit gjegjësisht me vaksinat të cilat mbërrijnë nga vendet-anëtare të BE-së. Ne edhe në atë mekanizëm intensivisht punojmë kohëve të fundit. Për këtë tashmë është konfirmuar granti, disa detaje ende përpunohen dhe gjithsesi disa detaje në lidhje me përgjegjësitë që kanë të bëjnë me marrëveshjet trilaterale. Kjo do të thotë se ai mekanizëm i solidaritetit të BE-së definitivisht do të profunksionojë sipas të gjitha tejkalimeve të elementeve problematike, ndërsa para se gjithash, ishte që edhe vetë kompanitë nuk dorëzuan sasi të mjaftueshme ndaj vendeve anëtare të BE-së. Kjo nuk ka të bëjë asesi me bisedat tona direkte bilaterale me kompanitë, duke i përfshirë edhe prodhuesit evropian”, deklaroi Filipçe për TV Telma.

J X

nga kategoria