Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar, mbi 21 mijë raste aktive me COVID-19

e postuar më at 10:37
103 0

Me rritjen e rasteve të reja pozitive të koronavirusit në ditët e fundit, numri i personave të shtruar në spital që kanë simptoma më të rënda po rritet, ndërsa shumica varen nga mbështetja e vazhdueshme e oksigjenit.

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se mjekohen gjithsej 1036 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1739 dhe ka rreth 220 shtretër spitalor të lirë në kovid-qendrat.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 122 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 89 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 49 pacientë, në Veles po mjekohen 102 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 90 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.

Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 109 pacientë, në Prilep 144 në kovid-qendrën në Gostivar 44, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 99 pacientë, në Koçan 33, në Kërçovë 31, Kavadar 78, ndërsa në Gjevgjeli 26 persona, pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus.

Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejt të cilëve ka qasje me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen.

Ministria e Shëndetësisë dje informoi se edhe krahas presionit të madh ndaj spitaleve në shtet, të cilat gjithnjë e më shpejtë po plotësohen me kovid pacientë, janë siguruar vende të lira në disa klinika, në Institutin për sëmundje të mushkërive Kozle, si dhe në klinikat interne.

“Të gjitha spitalet dhe personeli mjekësor janë mobiliziuar tërësisht. Edhe në spitale në shtet, për çdo ditë sistemi po menaxhohet, mes reparteve ekzistuese infektive në institucionet shëndetësore dhe spitalet modulare”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo krizë shëndetësore, e goditur nga vala e tretë dhe ndoshta, siç thuhet në kumtesën, më e fuqishme deri tani, është e pranishme gjithkund – te ne, në rajon, në tërë Evropën.

“Gjendja është kritike, po qytetarët duhet të kujdesen, ata që kanë nevojë në çdo kohë, marrin trajtim adekuat shëndetësor në spitale”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Shëndetësisë dërgon apel deri të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje të virusit Kovid-19 dhe u bën thirrje që secili individualisht ta japë kontributin e vet në luftën kundër koronavirusit dhe t’u ndihmojë punonjësve shëndetësorë në këtë luftë rraskapitëse, e cila po zgjat më shumë se një vit.

nga kategoria