Rritet çmimi i benzinës me vendimin e ri të KRE-së

e postuar më at 14:09
99 0

Çmimi i benzinës nga mesnata do të rritet për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi pas mesnate çmimi për shitje me pakicë për derivatet e naftës rritet në mestare 0,55 përqind.

Çmimi i ri për Eurosuper BS – 95 do të jetë 66 denarë, ndërsa Eurosuper BS – 98 do të shitet 68 denarë për litër. Eurodizel BS mbetet 56, ndërsa vaji super i lehtë për amvisëri 45 denarë.

Me këtë vendim të KRE-së për 0,446 denarë në kilogram rritet edhe çmimi në pakicë i mazutit M-1 dhe do të ketë çmim 35,843 denarë.

Si shkak për këto rritje nga KRE tregojnë zmadhimi e çmimeve referente gjatë shtatë ditëve të kaluara në bursat botërore për benzinën prej 1,397 përqind dhe zvogëlim për dizelin për 0,124 përqind, si dhe për kursin e shtuar të shkëmbimit të denarit për euron prej 0,832 përqind.

nga kategoria