Ripërtrihen ritet iliro shqiptare të Ditës së verës nga shqiptarët e Manastirit.

e postuar më at 16/03/2021
278 0

May be an image of one or more people and outdoors

 

Ritet e festës të lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli shqiptar i qytetit Manastir i cili  njihet  për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”. Te paret kane treguar se nje nate para Dites se Veres, zonjat e shtepise kane fresuar dhe dekoruar ambientin shtepiak me lule te fresketa dhe gjelberime ne pjesen e jashtme te deres per te festuar se bashku me te afermit epilogun e kesaj feste.

May be an image of indoor

Fituesja e projektit: “Traditat dhe zakonet popullore familjare të jetës shqiptare në qytetin e Manastirit” nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht autore e programit të aktiviteteve znj.  Sibela Alimovska shpreh faleminderim dhe mirënjohje për komisionin e sektorit të folklorit, respektivisht per z. Emin Gaxha i cili me vizionin dhe pasionin e tijë për punën folkloristike mundësoj që ky projekt me interes shumë domethënës të hyje në Plan programin nacional të vitit 2021

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor

Autorja së bashku me antaret e Shoqatës Joqeveritare 22 Nëntori realizoj një fotosesion me manifestimin e riteve dhe zakoneve pagane të trashëguara nga populli i lashte iliro shqiptar duke filluar nga zgjimi që bëhëj herët në mëngjes ku në datë 14 mars në Manastir zonja e shtëpisë hap derën dhe del me vezë të zjera dhe të ngjyrosura si dhe me sheqerka duke i pretur vizitorët në pragun e degës me këngën tradicionale tipike “Ciu ciu kwa kwa kwa nëm një vezë për merak”.May be an image of 4 people, including Sibela Alimovska, people standing, fruit and indoor

Sibela Alimovska

J X

nga kategoria