Ronaldo merr mbi 2 milionë euro për një postim në “Instagram”

e postuar më at 12:37
24 0

Një zgjedhje e befasishme u duk ajo e trajnerit të Manchesterit United, Rangnick në sfidën kundër Burnleyt i cili zgjodhi të luajë me Edinson Casvanin nga fillimi në vend të yllit portugez, Cristiano Ronaldos.

Dhe, arsyen pse nuk u inkuadrua nga fillimi e zbuloi trajneri, Rangnick, i cili e shpjegoi para ndeshjes vendimin për ta ulur në stol Ronaldon, duke thënë se beson se Cavani i përshtatet më mirë planit të lojës.

“Sot është një ndeshje ku kërkohen shumë sprinte, ndjekje të topit dhe shumë luftime për topat e dytë”, tha Rangnick para ndeshjes.

“Kjo i përshtatet më së miri Edinson Cavanit, prandaj edhe ky është titullar sot”, nënvizoi ai. Ronaldo u inkuadrua në lojë nga stoli në minutën e 68-të, por nuk qe në gjendje t’ia fitojë tri pikë djajve të kuq. Manchester United u ndal me barazim 1:1 nga Burnley, duke e bërë edhe një hap tjetër të gabuar në garë për top katërshe në Premierligë.

A M

nga kategoria