Roma humb në tavolinë një pikë ndaj Veronës

e postuar më at 23:23
76 0

Apeli përfundimtar i Romës për ndeshjen ndaj Veronës është refuzuar nga Seria A. Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 0:0, por Verona fitoi në tavolinë shkaku që Roma e vendosi në lojë në mënyrë të parregullt futbollistin Amadou Diavara.

Mesfushori kishte mbushur 23-vjeç në korrik, pra ani nuk i përkiste listës nën 22 vjeç, në të cilën ishte edicionin e kaluar. Sidoqoftë, Diavara nuk u regjistrua si lojtar senior edhe pasi Seria A e informoi Romën për gabimin. Roma shpresoi se vendimi do rikthehej, ashtu siç ndodhi me ndeshjen Juventus – Napoli, por edhe apeli i fundit ka dal të jetë negativ. Kjo nënkupton që Roma mbetet e gjashta me 50 pikë, derisa Verona është në pozitën e nëntë me 38 pikë.

nga kategoria

Benevento shokon Juven e Ronaldos

Posted by - 21/03/2021 0
Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus. “Bianconerët” dominuan në të gjitha…