Roli i vitaminave në ruajtjen e shëndetit të zemrës

e postuar më at 13:47
93 0

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve.

Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat dhe sëmundjet e zemrës
Një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt. Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës. Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë.

Ideja se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar. Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku. Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Ushqimet e lartpërmendura sipas ekspertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.
Si të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës? Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:
Kryeni aktivitet të rregullt fizik
Mos pini duhan
Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.
Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime të mira të vitaminës E
Gruri
Bajamet
Orizi kaf
Arrat

Burime Të Mira Të Vitaminës C
Specat                      Kivi
Portokallet              Shpargu
Qitro                        Boronicat
Qershitë                  Ananasi
Brokoli                    Domatet
Luleshtrydhet

Po Multivitaminat?
Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës.
Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku.

nga kategoria