Categories: Lajme

Rohde: Masat ndaj Kosovës nuk po hiqen sepse disa vende të BE-së janë ende skeptikë

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, që nga qershori i vitit 2023, e të cilat nuk janë larguar ende.

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth sanksioneve ndaj Kosovës.

Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Rohde tha se kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, tha ai.

I pyetur se a po trajtohet “fer” Kosova lidhur me masat e BE-së ndaj saj, Rohde thotë se sanksionet janë targetuar tek njerëzit e gabuar.

Megjithëse, sipas tij, të njëjtat nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë.

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet”, tha ambasadori në largim.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha tutje Rohde.

Ndryshe, Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë një vizite në Kosovë, në maj të këtij viti, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht të heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023”, kishte deklaruar Kallas.

Admin01

Recent Posts

Osmani: Nga Çairi nis kthesa, Maqedonia shtet i barazisë e jo i përjashtimit

Sot jemi këtu, në zemër të Çairit, për të dërguar një mesazh të qartë: e…

25 minutes ago

Blerant Ramadani: Me qeverisjen time nga 4000 mijë denar mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Saraj, Blerant Ramadani ka paraqitur një nga pikat…

1 hour ago

Liridon Ramadani nga ASH: Ivan Stolkoviç, zëvendëskryeministër i VLEN-it, me flamuj serb në zemër të Mateçit!

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër pas vendosjes së flamujve serbë…

1 hour ago

Taravari uron kryeministrin Rama pas betimit për mandatin e katërt

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për…

2 hours ago

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, arrestohen zyrtarë të lartë dhe pronarë të kompanive private

Në një aksion të madh policor që po zhvillohet në rajonin lindor të Maqedonisë –…

3 hours ago

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në…

3 hours ago