RMV, u akuzua 19 vjeçari për gjuajtje me gjëra të forta në protestën “Monstra”

e postuar më at 16:59
89 0

Qytetari 19 vjeçar nga Shkupi akuzohet për gjuajtje me gjëra të forta në drejtim të kordonit policor në protestat e 26 shkurtit në lidhje me rastin “Monstra”, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari 19 vjeçar nga fshati Stajkovc, më 26 shkurt gjatë kohës së tubimit publik të qytetarëve bashkë me qytetarë kanë filluar të veprojnë ndaj kordonit policor në bulevardin ‘Kërste Petkov Misirkov’ duke hedhur gurrë, pllaka begatoni, gjësende metali dhe tjera”, raportojnë nga Prokuroria themelore publike në Shkup.

Akuzat e Prokurorisë bazohen në paragrafin 2 nga neni 385 në lidhje me nenit 1 nga Kodi Penal, duke e renditur të akuzuarin si një nga përgjegjësit për policët e lënduar gjatë protestës.

J X

nga kategoria