RMV, sindikatat të enjten do të mbajnë protestë, paralajmërojnë radikalizim të veprimeve

e postuar më at 16:49
74 0

Konfederata e sindikatave të lira (KSL) ka paralajmëruar radikalizim të revoltës së tyre, fillimisht përmes protestës paralajmëruese që planifikohet të realizohet më 15 prill nga ora 16:00, transmeton Portalb.mk.

Sindikalistët theksojnë se institucionet shtetërore nuk respektojnë dhe nuk e zbatojnë ligjin, dhe kërkesa e vetme e tyre është zbatimi i ligjit, duke sqaruar se disa institucione nuk e paguajnë rrogën e plotë për punonjësit që ishin të prekur nga virusi Kovid-19.

Një nga problemet themelore që veçohet nga sindikalistët është edhe respektimi në mënyrë selektive i Ligjit për rrogën minimale.

Protesta planifikohet të fillojë nga bulevardi Goce Dellçev, afër RTVM, për të vazhduar përmes rrugës së Parlamentit deri te objekti i Qeverisë. Marshi do të realizohet përmes veturave. Sindikalistët paralajmëruan që në rast se Qeveria nuk do të marrë masa pas protestës, do të ketë radikalizim të revoltës.

“Kemi shprehur pakënaqësi për mënyrën e nismës për të dielën si ditë jo-pune, përmes të dielës si ditë jo-pune, po bëhet populizëm, pasi të gjithë punonjësit përsëri do të punojnë të dielën”, deklaroi Bllagoja Rallpovski nga KSL, duke alarmuar se po tentohet përçarja e sindikatës.

J X

nga kategoria