RMV, policia arrestoi 21 vjeçarin e dyshuar për 33 vjedhje

e postuar më at 20:19
64 0

Vetëm në qytetin e Manastirit dyshohet se ka realizuar 23 vjedhje, derisa ai dyshohet edhe për 10 vjedhje të tjera në rajonin e Ohrit.

“Policia ka arrestuar 21 vjeçarin R.M. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer më shumë vepra penale ”vjedhje të rënda” dhe ”vjedhje” në rajonin e Manastirit dhe Ohrit”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

MPB-ja paralajmëroi kallëzim penal ndaj të arrestuarit për 33 veprat penale, duke përfshirë “vjedhje” të ndryshme në shitore e automjete, duke përfshirë edhe vjedhje të biçikletave.

nga kategoria

13 vite burg për Naser Eshtrefin

Posted by - 26/03/2021 0
Gjykata Penale e Shkupit në rigjykimin e rastit “Angel Petrkovski” ka dënuar me 13 vite burg të akuzuarit Naser Eshtrefoi,…