Mbrëmë, në selinë e ASH-së në Tetovë, u rithemelua dhe strukturua dega e ASH-së në Jegunovcë.
Siç njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët, në mbledhje iu dha mbështetje unanime kryetarit Dr Arben Taravari dhe vizionit të tij për të çuar BDI-në në opozitë dhe sjellur ndryshimin e shumëpritur.
“Po ashtu u diskituan problematikat e veçanata në Komunën e Jegunovcës dhe mobilizimi i fuqishëm i ASH-së në këtë komunë në kuadër të zgjedhjeve të dyfishta që po afrojnë”, thonë nga ASH.