Rita Ora me dy arsye për të festuar sot

83 0

Rita Ora po korr sukses me mini albumin e lansuar.

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, shkruan lajmi.net.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

Ndërsa së fundmi pas suksesit të mini-albumit ajo ka vendosur t`i befasojë fansat e saj edhe me një surprizë.

Rita ka bërë një marrëveshje me Spotify që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.

Mini-albumi po pëlqehet mjaft shumë dhe Rita u shpreh se sot ajo ka 2 arsye për të festuar.

Rita u shpreh se arsyeja e parë është kënga e saj e famshme “How we do (party)” e cila sot mbush 9 vjeç, Rita u shpreh se ishte një moment kaq epik për të në jetën e saj dhe ndryshoi gjithçka përgjithmonë!”.

Ndërsa arsyeja e dytë ishte se “Bang” tashmë ka arritur 20 milionë dëgjime në platformën Spotify.

“Unë jam përgjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Rita.

 

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria