Rita Ora arrin sukses së jashtëzakonshëm në Spotify (Foto)

e postuar më at 09/04/2021
71 0

Rita ka shënuar një tjetër sukses në karrierë.

Pavarësisht anulimit të turneve botërore, artistët po shënojnë suksese me këngë në platforma të ndryshme muzikore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundi ka arritur të bëhet femra 17 në hisotri që numëron më së shumti këngë me 400 milionë transmetime në Spotify.

“Rita Ora është tani artistja e 17 në histori, që iu bashkohet Zara Larsson, Miley Cyrus, Alessia Cara dhe Beyonce me më së shumti këngë që kanë arritur 400 milionë transmetime në Spotify (5)”, thuhet në njoftimin që e shpërndau Rita.

Ajo aktualisht po shijon suksesin e albumit “Bang”, të cilin për fansat e solli edhe në versionin akustik.

Ndryshe, Rita Ora prej muajsh është duke qëndruar në Australi, ku është e angazhuar në “The Voice”.

nga kategoria