Anketa e fundit e realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike IPIS të realizuar mes 1-4 mars me 1.109 persona tregon këto lëvizje në përqindjet e preferncave të votuesve të Maqedonisë së Veriut.
Prej qytetarëve të anketuar, në blloku e votuesve shqiptarë BDI udhëheq me 10.4% të të anketuarve kundrejt 8.9% të koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe në vend të tretë partia BESA me 1.7%.
Në bllokun politik maqedonas kryeson VMRO-DPMNE me 34.7% kundrejt 31.9% të LSDM-së dhe në vend të tretë partia ‘E majta’ me 6.6%.
33.5% nga numri i përgjithshëm i të anketuarve kanë zgjedhur përgjigjet: Nuk di/Nuk do të votoj./SmartNews/