Connect with us

Lajme

Rexhepi: VLEN hoqi edhe përfaqësimin shqiptar nga Fondi Shëndetësor

Published

on

Bajram Rexhepi nga BDI ka dalë me reagim në lidhje me situatën në Fondin për Sigurim Shëndetësor, njofton Top24.mk

Ai thotë se me votimin e VLEN që në këtë Fond të hiqet përfaqësimi i shqiptarëve, është goditur barasia institucionale.

“Përjashtimi i shqiptarëve nga bashkëdrejtimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor është goditje e drejtpërdrejtë ndaj barazisë institucionale.

Deputetët e VLEN-it zgjodhën të votojnë për një strukturë të centralizuar që heq përfaqësimin shqiptar në një nga institucionet më të ndjeshme të shtetit, Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Për këtë nuk ka justifikim. Ka vetëm heshtje dhe servilizëm”, shkruan Rexhep

Continue Reading

Lajme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, realizon 30 projekte infrastrukturore në 12 muaj

Published

on

By

Në një vit të plotë në detyrë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh infrastrukturore që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Gostivarit. Gjatë periudhës 12-mujore, janë realizuar gjithsej 30 projekte, përfshirë asfaltime rrugësh, ndërtim dhe rregullim shëtitorjesh, investime në arsim dhe energji të rinovueshme, si dhe përmirësime në infrastrukturën e kanalizimeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Investimet Kyçe:

Asfaltimi i rrugëve: Bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “18 Nëntori”, rruga Nikolla Teslla, Beliçica dhe shumë rrugë të tjera, si dhe përfundimi i disa segmenteve të rrugëve kryesore në fshatrat e Gostivarit, kanë përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe transportin publik.

U vendosën pajisjet me panele fotovoltaike në shkolla. Dy shkolla, Gjimnazi i Gostivarit dhe Shkolla “Goce Dellçev”, janë pajisur me panele fotovoltaike, duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në drejtim të përmirësimin e infrastrukturës urbane u bë rregullimi i shëtitorjeve pranë Qendrës së qytetit dhe afër lumit Vardar, si dhe ndërtimi i terreneve sportive, që janë një hap i rëndësishëm në pasurimin e hapësirave publike dhe ofrimin e mundësive për aktivitet fizik dhe rekreacion.

Kryetari Limani ka ndjekur edhe një plan të gjerë për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, si në fshatin Banjicë të Epërme, ashtu edhe në rrugën Debresh-Zdunjë. Po ashtu, janë siguruar 340 mijë euro për të ulur ndotjen e ajrit në qytet.

Përveç këtyre, janë siguruar gjithashtu 49 projekte të tjera nga kredia hungareze, të cilat do të fillojnë realizimin pas pushimeve verore. Kryetari Limani ka paralajmëruar se punimet do të ndërpriten për një periudhë të shkurtër gjatë verës për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhës së ardhjes së bashkatdhetarëve.

Kryetari Limani më herët është shprehet se këto investime janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Gostivarit, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe duke i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit ekonomik dhe social të qytetit.

Duke vlerësuar suksesin e këtyre projekteve, Limani ka theksuar angazhimin e tij për të vazhduar me realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, duke e bërë Gostivarin një qytet më të zhvilluar dhe më tërheqës për jetesë. Ai ka garantuar se projekti do të vijojë të rritet në vitet në vijim, për t’u siguruar që çdo pjesë e qytetit dhe fshatrave të Komunës të ketë zhvillimin dhe përmirësimet e nevojshme.

Në vazhdim ua sjellim projektet dhe punë të tjera të realizuar për 12 muaj:

Terrene sportive për tenis,

U siguruan 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit,

U asfaltua Bulevardi “Goce Dellçev”,

U asfaltuar rruga “18 Nëntori” në afërsi të Stacionit të Policisë,

U finalizuar kanalizime në Banjicë të Epërme,

U përfunduar kanalizime në rrugën Debresh-Zdunjë,

U bë asfaltimi i rrugës Debresh-Zdunjë,

Një rrugë në pjesën qendrore të qytetit u shtrua me pllaka bekatoni,

U asfaltua rruga “Kej Vardar”,

U asfaltua një rrugë në Lagjen Maleardi,

U finalizua një pjesë e kanalizimet në fshatin Raven,

U asfaltua rruga kryesore në fshatin Zdunjë,

U asfaltua rruga në fshatin Balindoll,

U asfaltua rruga “13”,

U asfaltua rruga “Nikolla Teslla”,

Asfaltohet pjesa e dytë e rrugës “Nikolla Teslla”,

U vendos fasadë e jashtme e re në çerdhen “Lulishte”,

U asfaltua rruga “Mara Ugrinova”,

U asfaltua rruga e fushës në fshatin Forinë,

U realizua faza s parë e rregullimit dhe asfaltimi të bulevardit kryesor “Vllezërit Gjinoski”,

U asfaltua rruga “Beliçica”,

Shkolla e parë u bë me panele fotovoltaike- Gjimnazi i Gostivarit,

Shkolla e dytë e panele fotovoltaike-Goce Dellçev,

U rregullua dhe asfaltua mbikalimi i hekurudhës në lagjen Pitarnicë,

U sigurua kamion për grumbullimin e mbeturinave për N.P “Komunalec”

Shkon drejtë finalizimit shetitorja e re në afërsi të Qendrës së qytetit,

U asfalta segmenti i dytë i rrugës “Boris Kidriç”,

U hap aplikimi për ndihmë financiare prej 6000 denarë për çdo fëmijët të porsalindur,

U rregullua shëtitorja e re pranë lumit Vardar.

Continue Reading

Lajme

Shëndetësia në kolaps, ministri digjital rekomandon: Frymë thellë dhe meditim!

Published

on

By

Në një postim që ngjan më shumë me një kartolinë meditimi sesa me një deklaratë zyrtare, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu u kujtoi qytetarëve rëndësinë e qetësisë shpirtërore në këto kohë të turbullta.

“Midis kaosit, ajo [natyra] na mëson qetësinë! Në rrëmujën e përditshme, ku gjithçka duket urgjente, natyra na kujton se shëndeti dhe qetësia nuk janë luks, por nevojë. Le të ndalemi, të marrim frymë – sepse kujdesi fillon nga vetja!”

Ndërkohë, qytetarët po ndalen – në pritje – në korridoret e spitaleve të tejmbushura, ku qetësia vjen vetëm pas orësh të tëra pa përgjigje mjekësore. Sa për natyrën, ajo mbetet alternativë më e sigurt se urgjencat publike.

Deklarata e ministrit vjen në një kohë kur mjekët protestojnë për kushte pune, pacientët ankohen për mungesë barnash, dhe sistemi shëndetësor ka nevojë për gjithçka – përveç citateve filozofike.

Mesa duket, ministria e Shëndetësisë po shkon drejt një modeli të ri: më pak aparatura, më shumë… frymëmarrje.

Continue Reading

Lajme

Anketat: Amir Elezi favorit për Tearcën, Alternativa pret zyrtarizimin

Published

on

By

Burime për Top24 kanë njoftuar se në disa anketa të brendëshme për të parin e komunës së Tearcës nga radhët e VLEN, drejtori Amir Elezi duket të ketë një epërsi ndaj kundërkandidatit të tij me një diferencë prej 2.78%. Nga Alternativa jozyrtarisht inforjmojnë se diskutimet në VLEN ende nuk kanë përfunduar dhe se pritet deri në fund të muajt kjo të zyrtarizohet dhe të mer kahje gjithëçka. Sa u përket emrave po ka një dakordim në parim që Amir Elezi të jetë kandidat në Tearcë ndërsa po ashtu presim kandidatin e Dibrës dhe Studniçani ose Likovës, thotë për Top24 burim nga Alternativa.

Ndryshe Alternativa është partia e vetme brena koalicionit VLEN që aktualisht nuk ka pasur asnjë aferë por përkundrazi është pikërisht drejtori i kësaj partie Faton Fazliu që bllokoi çdo punësim nëse nuk do të përfshiheshin shqitparët ku sot një nga fllaerat me të cilat VLEN lavdërohet janë punësimet e drejtorit të librave amë.

Continue Reading

TOP Lajme