Rexhepi: Do bllokojmë Kuvendin deri sa të zgjidhet ligji i shtetësisë, na vjen keq për bllokimin e pakos ekonomike

e postuar më at 23:04
60 0

Koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi, në një intervistë për Magazinën Ekonomike tha se opozita shqiptare ka përkrahur çdo pako financiare në ndihmë të qytetarëve. Por, ai thotë se këtë herë janë të detyruar të veprojnë ndryshe, duke bllokuar Kuvendin, në këtë mënyrë edhe ligjin e ndihmës financiare. Por kjo, sipas tij, vjen vetëm për shkak se dy partitë më të mëdha maqedonase kanë bllokuar ligjin për shtetësi, prandaj ata janë të detyruar të veprojnë në reprocitet, duke bllokuar të gjitha punimet e Kuvendit.

“Ne si opozitë kemi përkrahur çdo pako financiare, e kemi përkrahur edhe kur ka pasur mungesë kuorumi për logjikën se ka qenë në interes të qytetarëve. Ndërsa dy partitë më të mëdha në vend, LSDM dhe VMRO, kanë bllokuar ligjin për shtetësinë dhe nuk treguan asnjë sens njerëzor për të zgjidhur problemin. Ne me një bllokim të tillë në Kuvend sjellim reprocitet dhe do e vazhdojmë deri sa të ketë një gatishmëri nga ana e partive të tjera, dhe ky bllokim ka për të qenë deri sa të ulemi në tavolinë. Është e dhimbshme që të bllokojmë këto pako financiare por jemi të detyruar, por është edhe më e dhimbshme mos i ndihmojmë qytetarët tanë me ligjin e shtetësisë që e presin prej vitesh”, tha Rexhepi.

nga kategoria