Revizioni shtetëror me opinion “të rezervuar” për pasqyrat financiare të LSDM-së dhe BDI-së

e postuar më at 20:31
42 0

Revizioni shtetëror shprehën opinion “të rezervuar” për pasqyrat financiare për LSDM-në dhe BDI-në.

LSDM posedon prona në Tetovë, Kumanovë, Vinicë, Koçan, Dellçevë dhe Qendër të Shkupit dhe Kisella Vodë për të cilat nuk kanë fletë-pronësie. Mjetet për anëtarësim nga organizatat komunale, nga ana tjetër, derdhen në llogarinë e partisë në shumën e përgjithshme, prandaj nuk mund të konstatohet nëse anëtarët individualisht e shkelin kufirin ligjor të pagesës. Partia justifikohet se është kështu pasi databaza e anëtarësimit është sekrete, ndërsa një pjesë e pasurisë është e trashëguar dhe nuk përdoret.

Por është pikërisht kufiri i tejkaluar i anëtarësimit të paguar që është një shënim kyç për BDI-në. Listat e regjistrimit nuk përmbajnë tregues të vlerës dhe nuk është bashkangjitur asnjë dokumentacion për një pjesë të faturave për të cilat janë bërë shpenzime.

Situata kryesore e krijuar për VMRO-DPMNE-në është se ngrirja i disponimit të përkohshëm të një pjese të pasurisë së partisë nga viti 2018 ndikon në vlerën e përllogaritur të një pjese të pasurisë së paluajtshme të deklaruar në bilanc, si dhe në librat e biznesit në vitin 2020, vlera e pasurisë rritet me rivlerësimin e llogaritur. Përgjigja nga partia është se nuk mund të korrigjohet derisa të përfundojë procesi gjyqësor.

Problemi më i madh edhe për PDSH-në është mungesa e dokumentacionit adekuat për mjetet monetare, kontabiliteti i çrregullt dhe inventarizimi jo i plotë i aseteve, detyrimeve dhe burimeve të aseteve.

Në raporte auditorët konstatojnë dobësi sistematike dhe theksojnë se duhet rishikuar dispozita ligjore në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore me mjete nga llogaria e rregullt, si dhe të specifikohet pjesa e donacioneve dhe mënyra e pagesës, pagesa dhe regjistrimi i kuotizacionit duhet të rregullohet si burim financimi.

J X

nga kategoria

13 vite burg për Naser Eshtrefin

Posted by - 26/03/2021 0
Gjykata Penale e Shkupit në rigjykimin e rastit “Angel Petrkovski” ka dënuar me 13 vite burg të akuzuarit Naser Eshtrefoi,…
pg slot