Categories: Lajme

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34-vjetorin e pavarësisë së saj

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34-vjetorin e pavarësisë së saj, në një moment kur shteti ndodhet i bllokuar në procesin e integrimit evropian.

Trazirat politike dhe shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, sollën edhe pavarësimin e Maqedonisë, e cila ishte njëra nga gjashtë republikat përbërëse të federatës.

Më 8 shtator të vitit 1991 u mbajt referendumi historik, ku qytetarët me shumicë dërrmuese votuan për shtet të pavarur dhe sovran. Pas këtij akti, Maqedonia shpalli pavarësinë, ndërsa Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i shtetit të ri.

Nga aspekti monetar, vendi vendosi denarin si valutë kombëtare më 26 prill të vitit 1992, ndërsa një vit më vonë, më 18 gusht 1992, u formua edhe Ushtria e Republikës së Maqedonisë.

Subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit u konfirmua më 8 prill 1993, kur Maqedonia u pranua si anëtarja e 181-të e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të kundërshtimeve të Greqisë ndaj emrit kushtetues, anëtarësimi u bë nën referencën e përkohshme “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” (IRJM). Ky kontest për emrin e shtetit e mbajti të bllokuar për gati tri dekada procesin euroatlantik.

Zgjidhja erdhi vetëm më 17 qershor 2018, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, që parashikoi përdorimin e emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Në shtator 2018 u mbajt një referendum këshillimor, ku shumica e qytetarëve që morën pjesë votuan pro marrëveshjes dhe rrugës drejt NATO-s dhe BE-së.

Si rezultat, më 27 mars 2020 Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, duke u bërë vendi i 30-të i Aleancës.

Nga ana tjetër, rrugëtimi evropian mbetet ende i ndërlikuar. Edhe pse vendi fitoi statusin e kandidatit më 2005, dhe më 19 korrik 2022 nisi zyrtarisht negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, procesi është kushtëzuar me ndryshime kushtetuese. Këto ndryshime duhet të sigurojnë përfshirjen e bullgarëve si komunitet shtetformues në Kushtetutë, si pjesë e marrëveshjes dhe protokollit bilateral me Bullgarinë fqinje.

Pengesa politike dhe mosmarrëveshjet me Sofjen e kanë bllokuar hapjen e kapitujve të parë të negociatave, duke lënë vendin në një status të pasigurt integrues, ndërkohë që qytetarët ndjejnë zhgënjim nga mungesa e progresit pas më shumë se 18 vitesh pritje.

Megjithatë, pavarësia mbetet një nga arritjet më të mëdha shtetërore dhe kombëtare. 8 shtatori, Dita e Pavarësisë, shënohet çdo vit me aktivitete solemne, ceremoni shtetërore dhe organizime kulturore në të gjitha qytetet e vendit.(INA)

Admin01

Recent Posts

Shpalosen sot detajet për targat e automjeteve zyrtare

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri…

22 minutes ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri ndezin motorët për fitoren e madhe të Tearcës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së…

11 hours ago

Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi tregojnë si duhet të jetë një garë zgjedhore

Sot në komunën e Sarajit, kandidatët për kryetar komune, Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi, dhanë…

13 hours ago

Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Suedi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka përzgjedhur 11-të futbollistët që do të…

15 hours ago

Spitali modular, katër vjet zhgënjim: Familjarët e viktimave në Tetovë kërkojnë drejtësi

Katër vjet më parë humbi nënën në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Mumin Ismaili…

17 hours ago

Vazhdon Besar Durmishi kundër njerëzëve të Bilallit: “Keni ra nē gjumē të gjithë… na mbyten mediumet” (Foto)

Pasi i ofendoi dhe ju tregoi realitetin e fuqisë politike kryeministri Hristijan Mickoski ndaj Adnan…

18 hours ago