Rëndohet dukshem situata e pandemisë/ Maqedoni e Veriut, shtohen infektimet dhe viktimat

e postuar më at 06:54
98 0

Pas ditëve të qeta me pak infektime dhe viktima, ka ndryshuar tërësisht situata e pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

Në javën e fundit ka pasur rritje të numrit të viktimave dhe që prej shpërthimit të pandemisë dhe janë shënuar 3,319 jetë të humbura. Sipas të dhënave zyrtare në vendin fqinjë vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 19 persona, ndërkohë që u shënuan 541 raste të reja si pasojë e 2,800 testeve të kryera.

Aktualisht janë 11,650 raste aktive nga mbi 112 mijë personat e diagnostikuar deri tani me covid 19 që nga fillimi i pandmisë. Maqedonia e Veriut ka filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me 8 mijë dozat e Pfizer të dhuruara nga Serbia dhe me 3 mijë dozat e prodhuesit rus Sputnik V. Akoma nuk ka nisur imunizimi i kategorive të rrezikuara dhe i të moshuarve.

Marrëveshja e autoriteteve shëndetësore me një kompani kineze dhe paradhënia për një numër të konsiderueshëm vaksinash Sinopharm, e më pas prishja e marrëveshjes për shkak se kompania kineze kishte rezultuar inekzistente – nxiti reagime të forta në Shkup, sidomos nga opozita maqedonase, e cila e quan të paaftë qeverinë në menaxhimin e pandemisë. Edhe vendosja e ndalim-qarkullimit nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit konsiderohet si joefikase për të ulur numrin dhe pasojat nga COVID-19.

Top Channe

J X

nga kategoria