Categories: Lajme

“Reklamë në kohën e gabuar”/ DW: OKB-ja kërkon fundin e Hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti me shumicë dërrmuese një dokument që bën thirrje për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës. 142 vende, ndër to edhe Gjermania, votuan pro, kurse dhjetë shtete votuan kundër. Ndër shtete që votuan kundër ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Dymbëdhjetë shtete anëtare abstenuan.

“Si pjesë e përfundimit të luftës në Rripin e Gazës Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës dhe me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare t’ia dorëzojë armët Administratës Palestineze”, thuhet në dokument. Në dokument dënohet gjithashtu sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dokumenti u hartua nga 17 vende, ndër të cilat bënin pjesë Britania e Madhe, Kanadaja, Brazili dhe Jordania.

“Reklamë në kohën e gabuar”

Izraeli dhe aleati i tij më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kritikuan ashpër dokumentin. Sepse në dokument bëhet gjithashtu thirrje për një zgjidhje me dy shtete, të cilën Izraeli e refuzon. Në dokument skicohen “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt bashkëjetesës midis Izraelit dhe palestinezëve. SHBA-ja e quajti votimin për këtë dokument një përpjekje tjetër për të bërë “një reklamë të gabuar në kohën e gabuar”, duke thënë se kjo minon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Izraeli e hodhi poshtë deklaratën si të njëanshme dhe e quajti votimin “teatër”./ DW

Admin01

Recent Posts

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

19 minutes ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

30 minutes ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

36 minutes ago

“Zyra për Diasporën” në Saraj , Ramadani: Mërgimtarët do jenë pjesë e vendimmarrjes dhe projekteve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar…

50 minutes ago

Shqipëria hap kapituj të rinj drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ngec te Kajmakçalan

“Këtë të martë, më 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që, në praninë…

1 hour ago

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të nbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë…

1 hour ago