Regjistrohen 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

e postuar më at 16:42
115 0

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

J X

nga kategoria