Regjistrimi, Snopçe: Ky proces patjetër duhet të realizohet

e postuar më at 19:53
75 0

Situata epidemiologjike në vend do të jetë faktori kyç për realizimin e procesit të regjistrimit në vend. Në emisioni “Rruga Drejt”, Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave Ilmi Selami tha se për të mos u shtyrë ky proces, të paktën mundësia e mirë do të ishte zgjatja e afatit. Por, sipas tij, për këtë çështje për ndryshime të reja Kuvendi duhet të sjell ndryshime të dispozitave të Ligjit aktual të regjistrimit.

Dhe dy janë mënyrat nëse i hyhet kësaj procedure, e para është për të prolonguar procesin po që se vjen deri te ajo ose mënyra e dytë për të zgjatur procesin e regjistrimit nga 1 prilli mos të mbaroj më 21 prill por të zgjatet, do të thotë të jetë 30-40 ditë e kështu më radhë”, tha Ilmi Selami, Zv.drejtor i Entit të Statistikave.

Deputeti i opozitës nga ASH Halil Snopçe tha se ky proces patjetër duhet të realizohet. Sipas tij është në interes të shtetit dhe të kombit që të mobilizohen të gjitha strukturat për zbatimin e regjistrimit.

Nuk ka lidhje me partitë politike nuk ka lidhje me çështjet tjera ky proces, duhet të gjithë shqiptarët të kryejnë këtë obligim. Normalisht, nëse diaspora duhet ta kryejnë këtë obligim nga jashtë mirë është që mos t’ia lejmë rastësisë dhe familjarë apo dikush nga brenda të regjistrojë. Në kuadër të kësaj edhe partia jonë e ka bërë shtabin, të gjitha strukturat partiake janë shndërruar në shtabe lokale për të dhënë suport. Ne në diasporë kemi organizatat tona që janë të angazhuara”, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Bashkatdhetarët që janë në mërgim, të cilët nuk do të kenë mundësinë të regjistrohen në platformën elektronike, ligji lejon që të njëjtit të regjistrohen edhe përmes familjarëve në vendlindjet e tyre. Përmes të dhënave personale, të gjithë shtetasit e lindur në vend, pavarësisht a janë rezident apo jetojnë jashtë në diasporë, thirrja e autoriteteve është që të regjistrohen të gjithë./Alsat

nga kategoria