Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do mbahet nga 1 deri më 21 prill, vazhdon vetregjistrimi i diasporës

e postuar më at 11:18
87 0

Katër ditë para fillimit të paralajmëruar të regjistrimit të popullsisë, Qeveria u dërgoi mesazhe të gjithëve që të bashkohen dhe të përfshihen në proces, me garancion se do të zhvillohet në mënyrë të sigurt. Opozita mbajti pozicion e shtyrjes së regjistrimit. Thirrjet për regjistrimin e diasporës vazhduan. Përmes aplikimit për vetregjistrim, që nga dje në mëngjes në orën tetë, janë regjistruar 153.574 persona.

“Zbatimi i suksesshëm i regjistrimit është i një rëndësie shtetërore, sepse është thelbësor në krijimin e politikave efektive publike për nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit”, përfundoi në takimin e djeshëm kryeministri Zoran Zaev dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në misionet e vazhdueshme në BE dhe NATO.

I ftoj ambasadorët tanë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së të bisedojnë me qytetarët tanë të diasporës se sa është e rëndësishme të regjistrohen dhe se me këtë drejtpërdrejtë do të kontribuojnë për të ardhme më të mirë të vendit, sipas kritereve si në çdo vende bashkëkohor në botë, ka shkruar në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

Në takimin e sotëm me shefat e Përfaqësive diplomatike- konsullore të Maqedonisë së Veriut, vendet anëtare të BE-së dhe misionet e përhershme në BE dhe NATO, qëndron në publikim, kanë konkluduar se zbatimi i suksesshëm i regjistrimit është me rëndësi shtetërore, pasi është kyçe në krijimin e politikave efikase publike për nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e shtetit.

Përmes aplikimit për vetregjistrim të diasporës, deri dje në orën tetë janë evidentuar 153 574 qytetarë.

J X

nga kategoria