Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbështet apelin e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për regjistrim të diasporës shqiptare.
Bekteshi nëpërmjet Click Plus u bëri thirrje edhe liderëve tjerë të Kosovës që të bëjnë apel ndaj diasporës për t’u regjistruar, pasi që siç tha ai, regjistrimi do të ndihmojë edhe në krijimin e politikave.