REGJISTRIMI, HOXHA: DO TA SHQYRTOJMË KËRKESËN E OPOZITËS PËR BLLOKIM

e postuar më at 16:06
84 0

Opozita shqiptare, ASH-AAA kanë reaguar ashpër pas lajmit se shumica janë marrë vesh për shtyerjen e regjistrimit dhe paralajmroi se do ta bllokojnë ndryshimin e ligjit nëpërmes badenterit, njofton News33.

Të pyetur nga News33 nëse Besa do ta mbësjtes propozimin e ASH-AAA-së për bllokimin e të njëjtës, Arjanit Hoxha tha se ende skanë ndonjë qëndrim.

“Për momentin jemi duke analizuar amandamentin e opozitës që gjatë sjelljes të ligjit për regjistrim të popullatës ka kërkuar prolongim të afatit dhe do ndërtojmë qendrim politik konform ndryshimeve që ka kërkuar opozita” tha Hoxha për News33.

Ndryshe, shtyerjen e regjistrimit e dakorduan mbrëmë dy liderët e partive maqedonase, me kërkim të opozitares VMRO-DPMNE. Por kryeministri Zaev tha se për shtyerjen e një procesi siç është regjistrimi ka marrë edhe pëlqimin e BDI-së po edhe të Besës.

J X

nga kategoria