Real Madridi shtyp Atalantën dhe kalon në çerekfinale

e postuar më at 23:12
95 0

Skuadra e Real Madridit mundi Atalantën me 3-1 dhe kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve! Pas suksesit 1-0 në Itali, ekipi i Zidanit, duke përjashtuar 20 minutat e para, dominon dhe menaxhoi pronësimin e topit, duke krijuar edhe shumë rastë të tjera për gol.

Francezi Benzema gjen avantazhin pas gabimit të portierit Sportiello (asist Modric). Skuadra e Zidanit kishte shansin të shënonte golin e dytë menjëherë në fillim të pjesës së dytë por Vinisius gaboi në mënyrë të pafalshme vetëm pak hapa përpara porte dhe portierit Sportiello…

Braziliani ka bërë gjithçka perfekt duke dribluar mbrojtësit dhe depërtuar brenda zone por në fund topi i goditur lehtë nga ai ka dalë ngjitur me shtyllën!!!

Megjithatë, Serhio Ramos me penallti realizoi golin e dytë. Ishte penalltia e 19-të radhazi e shënuar nga kapiteni Ramos. Atalanta u përgjigj me golin e nderit, teksa Luis Muriel në një goditje dënimi realizoi golin për 2-1… Por, festa ka zgjatur pak, pasi Asensio ka shënuar menjëherë golin e 3-1 duek vulosur gjithçka në “Valdebebas”.

nga kategoria